Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjilanit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 12:32 të datës 10 gusht. Mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e dy personave në vendngjarje, ndërsa dy të plagosurit u dërguan menjëherë në Qendrën Emergjente të Gjilanit për trajtim mjekësor.
Autori i dyshuar, i njohur për policinë, ndodhet aktualisht në arrati. Forcat policore po vijojnë operacionin për kapjen e tij dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente