Dy shtetase të huaja, një grua dhe një vajzë me kombësi ukrainase, kanë rrezikuar mbytjen këtë të premte në plazhin pranë zonës së Lungomares në Vlorë. Ato ndodheshin në det, disa metra larg bregut, kur u përfshinë në vështirësi.
Ngjarja u vu re nga pushuesit në plazh, ndër ta edhe Fitim Bozheku, i cili punon si vrojtues në plazhin ngjitur. Ai hyri në det dhe u dha ndihmën e parë të dy grave, duke i nxjerrë në breg në një gjendje të rëndë.
Një tjetër pushues që ishte dëshmitar i momentit të parë tha se kishte pasur vonesa në mbërritjen e ambulancës, gjë që është pranuar edhe nga vetë ata.
Të dyja shtetaset ukrainase u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë në intubim.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente