DVP Vlorë - Kontrolle intensive për sigurinë gjatë sezonit veror & Operacioni "Ngarkesa" finalizohet me sukses në Delvinë

DVP Vlorë - Kontrolle intensive për sigurinë gjatë sezonit veror & Operacioni "Ngarkesa" finalizohet me sukses në Delvinë

Strukturat e Komisariatit të Policisë Delvinë me mbështetje nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Ngarkesa". Ky operacion ka pasur si qëllim goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit veror me fokus të veçantë qytetet e Sarandës dhe Delvinës.

Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh , armësh shpërthyese dhe municioneve”.

Policia e ndaloi shtetasin E. S. në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë kur ai po qarkullonte me një automjet tip "Toyota". Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.

Ky operacion është pjesë e masave të intensifikuara të kontrollit për parandalimin e krimeve dhe për kapjen e personave me precedent penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

#AngazhimPërkushtimSakrificë
#TëVendosurKundërKrimit
#NëÇdoSkajTëVendit

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-