Durrës – Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë verës, nga 1 korriku deri më 31 gusht

Durrës – Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë verës, nga 1 korriku deri më 31 gusht

Në funksion të sezonit turistik veror dhe rritjes së fluksit të vizitorëve, Bashkia e Durrësit ka marrë vendimin për të shndërruar bulevardin “Epidamn” në një zonë pedonale gjatë mbrëmjeve të verës.

Nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2025, çdo ditë, nga ora 18:00 deri në 23:00, ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentin rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale, Bashkia thekson se ky vendim është marrë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe pushuesve që zgjedhin Durrësin për të kaluar verën, si dhe për të ofruar më shumë hapësira të sigurta për shëtitje dhe aktivitete kulturore në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Bashkia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, ndërsa fton qytetarët dhe turistët që të përfitojnë nga ky ndryshim për të shijuar mbrëmjet verore në një atmosferë relaksuese dhe argëtuese në zemër të Durrësit.

Ky organizim vjen si pjesë e masave të ndërmarra për përmirësimin e përvojës turistike dhe promovimin e jetës urbane gjatë sezonit të nxehtë.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-