Dukat – Zjarri përfshin malin e Vastakut, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga barinjtë

Dukat – Zjarri përfshin malin e Vastakut, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga barinjtë

Dukat, 6 korrik 2025 – Një zjarr masiv ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme malin e Vastakut, në zonën e Dukatit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një sipërfaqe të gjerë pyjore.

Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht nga barinj të zonës, të cilët mund të kenë përdorur flakën për pastrimin e kullotave.

Ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve, ndaj shpresa e vetme mbetet ndërhyrja nga ajri, për të vendosur situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në zona të banuara.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa bën apel për bashkëpunim nga banorët e zonës për identifikimin e personave përgjegjës për këtë zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.

Dëmet në mjedis janë të konsiderueshme, ndaj autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale nga qytetarët dhe denoncim të çdo rasti të ngjashëm në numrat e emergjencës.

BluTV do të vijojë të informojë në kohë reale për zhvillimet në këtë zonë.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-