Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, janë parë së bashku gjatë disa ditëve pushimi në Meksikë, ku kanë zgjedhur të kalojnë kohë larg angazhimeve profesionale, në prag të festave të fundvitit.
Artistja 30-vjeçare dhe aktori 35-vjeçar u shfaqën duke shijuar detin dhe motin e ngrohtë, në një ambient relaksi, duke reflektuar afrimitetin dhe stabilitetin e marrëdhënies së tyre. Çifti u pa duke kaluar momente të qeta në plazh, larg vëmendjes zyrtare, pas një periudhe intensive angazhimesh.
Dua Lipa dhe Callum Turner janë të fejuar që prej qershorit të vitit 2025, ndërsa njohja e tyre daton në janar të vitit 2024. Pavarësisht distancës dhe karrierave të ngarkuara, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme, duke u shfaqur herë pas here së bashku në evente publike.
Pushimet në Meksikë vijnë pas përfundimit të turneut botëror “Radical Optimism” të këngëtares, ndërsa çifti duket se ka zgjedhur këtë periudhë për të pushuar përpara Krishtlindjeve.
Marrëdhënia e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe fansave, ndërsa të dy mbeten aktivë në projektet e tyre artistike dhe profesionale.
Komente