Pas suksesit të madh në Sunny Hill Festival, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Dua Lipa, ka zgjedhur rivieren shqiptare për të kaluar disa ditë relaksi. Artistja ndodhet në vilën e saj luksoze në gjirin piktoresk të “Kep Merli”, një nga perlave të bregdetit jugor.
E shoqëruar nga i fejuari, aktori britanik Calum Turner, Dua duket se po shijon qetësinë e ujërave të kristalta të Jonit dhe peizazhet mahnitëse të zonës. Në një postim në Instagram, ku ndau disa imazhe nga pushimet, ajo u shpreh me humor se “po çlodh kockat”, duke i paraprirë festës së 30-vjetorit të saj më 22 gusht.
Në fotot e publikuara, këngëtarja shfaqet e buzëqeshur në plazh, e relaksuar pranë pishinës dhe duke kaluar momente të ngrohta me partnerin. Pamjet kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, që e përgëzojnë për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Dua Lipa është një nga artistet më të suksesshme të momentit në skenën ndërkombëtare, por gjithmonë ka mbajtur lidhje të forta me rrënjët e saj shqiptare, duke e vizituar shpesh vendin dhe duke e promovuar përmes platformave të saj sociale.

Komente