Pas muajsh thashethemesh dhe spekulimesh mbi statusin e saj të lidhjes, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka konfirmuar zyrtarisht se është në “epokën e fejesës” së saj.
Dua ka qenë në një lidhje me aktorin britanik Callum Turner – i njohur për rolin e tij përkrah Barry Keoghan dhe Austin Butler në serinë Masters Of The Air – që nga janari i vitit 2024. Thashethemet se çifti ishte fejuar nisën të qarkullonin me intensitet gjatë festave të fundvitit, kur Dua publikoi foto ku shihej me një unazë të artë të veçantë në gishtin e fejesës.
Në një intervistë për Vogue në qershor, Dua konfirmoi lajmin dhe zbuloi disa detaje për procesin e kujdesshëm që Callum ndoqi për të zgjedhur unazën e fejesës.
“Është shumë emocionuese,” u shpreh Dua. “Të marrësh këtë vendim për të u rritur bashkë, për të ndarë jetën dhe... nuk e di, për të qenë miq të ngushtë përgjithmonë – është një ndjesi vërtet e veçantë.”
Ajo shtoi: “Jam e fiksuar pas unazës. Është krejtësisht në stilin tim. Është shumë bukur kur e kupton që personi me të cilin do kalosh jetën të njeh kaq mirë.”
Sa i përket dasmës, këngëtarja u shpreh se nuk ka nxitim për të veshur fustanin e bardhë, pasi ajo dhe Callum po shijojnë këtë fazë të lidhjes së tyre. Çifti u shfaq për herë të parë bashkë në publik në evente të rëndësishme si pasfestat e Grammy dhe BAFTA. Në maj të vitit 2024, ata e bënë lidhjen e tyre zyrtare edhe në rrjetet sociale.
Një vit më pas, ata janë zyrtarisht të fejuar – një histori dashurie që po merr vëmendjen e të gjithëve!
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente