Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë - Raporti i Aktiviteteve të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë - Raporti i Aktiviteteve të Policisë

Vlorë – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për dy shtetas, R. V., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 58 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi janë denoncuar nga shtetasja E. K., 57 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas kallëzimit, këta shtetas kanë shitur përsëri banesën që shtetasja E. K. zotëron në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pa pëlqimin e saj.

Himarë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë nisur procedimin penal për dy shtetas, M. G., 61 vjeç dhe M. P., 48 vjeçe, banues të dy në fshatin Lukovë, pasi dyshohet se për motive pronësie kanë pasur një konflikt fizik me shtetasin R. T., 63 vjeç, banues në Tiranë, dhe i kanë thyer xhamin e automjetit të tij.

Sarandë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për dy shtetas, B. K., 40 vjeç dhe F. S., 42 vjeçe, banuese të dy në Sarandë, pasi janë kallëzuar nga shtetasja R. M., 45 vjeçe, banuese në Athinë, Greqi. Sipas kallëzimit, më datë 21.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, këta shtetas, për motive të dobëta, e kanë goditur shtetasen në fytyrë dhe në kokë.

Vlorë – Më datë 22.07.2025, në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasja D. Z. ka bërë kallëzim se vajza e saj e mitur, 14 vjeçe, ka braktisur banesën dhe është larguar. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e saj dhe rikthimin në siguri.

Materialet përkatëse janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-