Dje me deputetë dhe ministra, sot me kryetarët e bashkive! Zbardhet
Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët e Shqipërisë do të zhvillojnë këtë të shtunë një mbledhje në Golem, e cila do të ketë në fokus turizmin, zhvillimin e plazheve, promovimin digjital dhe paketën e maleve.
Megjithatë, fokusi kryesor do të jetë zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030.
Takimi do të nisë pas pak minutash, siç është lajmëruar, në orën 12:00 të mesditës së sotme dhe do të zgjasë deri pasdite vonë. Ai vjen një ditë pas takimit të ngjashëm me deputetët dhe ministrat socialistë në Tiranë.
Do të jetë kryeministri dhe kryetari i PS ai që do të hapë mbledhjen dhe në përfundim të të gjitha diskutimeve, sërish Edi Rama do ta mbyllë atë, me konkluzionet e tij.
Agjenda e plotë e mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive:
12:00-12:30: Fjala hapëse e Kryeministrit
12:30 – 12:40: Fjalët përshëndetëse
Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
12:40-14:30: Fjala e z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
1. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030 (20 minuta)
* Komente dhe diskutime (10 minuta)
2. Rregullorja e Plazheve për sezonin 2026 (20 minuta)
* Komente dhe diskutime (10 minuta)
3. Turizmi në bashkitë jobregdetare (20 minuta)
* Komente dhe diskutime (10 minuta)
4. Promovimi digjital (10 minuta)
* Komente dhe diskutime (10 minuta)
14:30 – 15:30: Dreka
15:30 – 17:00 Fjala e Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor
1. Paketa e Maleve (20 minuta)
* Komente dhe diskutime (10 minuta)
2. Akademia e Pushtetit Vendor (20 minuta)
* Komente dhe diskutime (10 minuta)
3. Granti i Performancës (20 minuta)
* Komente dhe diskutime (10 minuta)
17:00 – 18:00: Diskutime dhe konkluzione nga Kryeministri
18:00: Përfundimi i takimit me kryetarët e bashkive
Irena Kabello është Drejtore Teknike me 25 vite eksperiencë në media, e specializuar në menaxhimin e proceseve teknike të transmetimit dhe prodhimit audioviziv. Me një karrierë të konsoliduar, ajo garanton funksionim të qëndrueshëm teknik dhe standarde të larta profesionale në çdo aspekt të punës mediatike.
Komente