Distria Krasniqi, numri 1 në botë në xhudo – Kryeson klasifikimin para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, numri 1 në botë në xhudo – Kryeson klasifikimin para Lojërave Olimpike

Sportistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi, është ngjitur në majën e klasifikimit botëror të xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë duke siguruar vendin e parë jo vetëm në këtë kategori por edhe në listën e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të gjitha kategoritë.

Kjo arritje historike vjen në një moment kyç, në prag të Lojërave Olimpike, ku renditja botërore përcakton normat olimpike dhe statusin në garat ndërkombëtare.

Krasniqi e përforcoi pozicionin e saj pas fitimit të medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest duke grumbulluar 1400 pikë dhe duke e çuar totalin në 7055 pikë. Me këtë rezultat, ajo lë pas xhudistët më të njohur në botë, si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë).

Në kategorinë deri në 52 kg, Krasniqi parakaloi francezen Amandine Buchard, e cila më parë kryesonte renditjen me 5700 pikë duke marrë një epërsi të qartë në garën për kreun.

Ky sukses konfirmon edhe një herë forcën dhe përgatitjen e jashtëzakonshme të ekipit të Kosovës në xhudo, sport që ka sjellë krenari të vazhdueshme për vendin në arenën ndërkombëtare.

BluTV i uron suksese të mëtejshme Distria Krasniqit në rrugën drejt medaljeve olimpike!

Lajmi nga: Gentian Kellçiu
Media e dytë
Gentian Kellçiu

Gentian Kellçiu

Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.

Komente

-