Dhërmiu -  Vendet e mrekullueshme ku zbulohen restorante të pajisura mirë dhe ende me çmime të përballueshme - nga Carmela Pagliuca

Dhërmiu - Vendet e mrekullueshme ku zbulohen restorante të pajisura mirë dhe ende me çmime të përballueshme - nga Carmela Pagliuca

Duke shëtitur përgjatë bregdetit të Jugut, u ndesha me një oaz mbresëlënës mes ngjyrave të detit që të mahnitin shikimin dhe vendeve që përshtaten për çdo orë të ditës apo të mbrëmjes, me çmime ende të përballueshme. Në zemër të Dhërmiut, brenda kornizës piktoreske të Greccia Hotel ngrihet Restoranti Mediterrani, një oaz i vërtetë paqeje ku shija dhe relaksi të shoqërojnë.

Struktura shtrihet në mbi 2000 metra katrorë tarraca, hapësira të gjelbra dhe ambiente të dedikuara për restorant dhe mirëqenie. Është një vend vërtet unik që gëzon një pamje panoramike mbresëlënëse si gjatë ditës, ku nga ky kënd i parajsës mund të shihet edhe ishulli grek i Korfuzit ashtu edhe natën, kur mund të shijosh perëndime spektakolare teksa shijon ushqimet e freskëta dhe të shijshme që ofron menuja e larmishme.

Me pak fjalë është një vend me ambiente të përshtatshme për çdo moment të ditës. Veçantia e këtij vendi përveç çmimeve vërtet të përballueshme, lidhet edhe me një ofertë të gjerë kulinare të ndarë në pika të ndryshme shërbimi që përmbushin çdo shije: menu tradicionale shqiptare, pica, pide turke, doner, kebab, menu italiane, skara. Çmimet nisin nga 300 lekë e deri në 1800 lekë e pak më shumë ndërsa për pijet çmimet nisin nga 150 lekë.

Magjia vazhdon me praninë e një pishine të pajisur si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit të vendosura pranë dhe me një kënd lojërash të rezervuar për fëmijët. Por ajo që e bën edhe më komod qëndrimin është prania e vazhdueshme e Kevin-it, i cili menaxhon zonën e restorantit të kësaj strukture duke e bërë çdo moment edhe më të rehatshëm.

Vërtet një vend ku ndihesh si në shtëpi.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-