Kuvendi ka dështuar të konstituohet edhe në përpjekjen e 53-të. Një tjetër seancë u ftua për sonte në orën 22:00. Nga e diela hyn në fuqi masa e përkohshme e pezullimit të aktiviteteve të Kuvendit deri më datë 8 gusht.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ftuar sërish partitë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe të propozojnë anëtarë për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë. Megjithatë, të gjitha këto parti refuzuan të propozojnë anëtarët dhe seanca përfundoi pa arritur të konstituohej.
Në fillim të seancës, për nder të policëve të rënë në krye të detyrës, u mbajt një minutë heshtje. Ndërkohë, Lista Serbe nuk hyri në sallë deri në momentin kur ky nderim përfundoi.
Nëse seanca e sotme (e 53-ta) nuk arrin të mbledhë mjaft vota për të përfunduar konstituimin e Kuvendit, nga e diela hyn në fuqi një masë e përkohshme e pezullimit të aktiviteteve të Kuvendit deri më datën 8 gusht, duke shtyrë përsëri formimin e institucioneve të reja.
Kjo situatë i shton tensionet politike në vend, ndërkohë që një periudhë pa Kuvend aktiv mund të krijojë pasoja në proceset legjislative dhe qeverisjen e vendit.
Komente