Depozitat Bankare në Shqipëri Rriten me 1,17 Miliardë Euro në Krahasim me 1 Vit Më Parë

Depozitat Bankare në Shqipëri Rriten me 1,17 Miliardë Euro në Krahasim me 1 Vit Më Parë

Depozitat në lekë dhe valutë në sistemin bankar shqiptar vijojnë të tregojnë një trend të rritjes pozitive. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit qershor 2025 ishte 655 miliardë lekë, me një rritje prej 10 miliardë lekësh krahasuar me muajin maj 2025.

Ndërkohë, depozitat në euro arritën vlerën prej 8,1 miliardë euro, megjithëse kanë pësuar një rënie prej 10 milionë eurosh krahasuar me muajin më parë.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shprehen se rritja e depozitave është ndikuar nga fluksi i emigrantëve dhe nga rritja e parasë në qarkullim, faktorë që kanë ndikuar në përmirësimin e këtij treguesi.

Përsa i përket rritjes vjetore, depozitat në lekë shënuan një rritje prej 64 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa depozitat në monedhën euro u rritën me 564 milionë euro.

Në total, kursimet në lekë dhe euro për periudhën qershor 2025 – qershor 2024 janë rritur me 1,17 miliardë euro. Banka e Shqipërisë konfirmon se stoku i kursimeve në banka në fund të muajit qershor 2025 arriti vlerën e 1,4 trilionë lekëve, me një rritje vjetore prej 87 miliardë lekësh.

Ky tregues është një reflektim i shëndetit të sistemit bankar dhe ecurisë pozitive të ekonomisë shqiptare.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-