Një zjarr i shkaktuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë të Delvinës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke djegur banesa, një kishë dhe mijëra rrënjë ullinj. Pas hetimeve të kryera nga Policia e Delvinës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, janë vënë nën hetim 3 shtetas të dyshuar për ndezjen e zjarrit dhe pasojat e tij katastrofike. Ata janë:
A. M., 56 vjeç
D. G., 60 vjeç
S. Ç., 34 vjeç
Të tre janë banues në fshatin Kalasë dhe dyshohet se më 24 korrik 2025, rreth orës 02:00, kanë ndezur zjarrin në pyllin e fshatit Kalasë. Zjarri, që përshkoi një periudhë të gjatë nga 24 deri më 28 korrik, ka prekur fshatrat Senicë, Tatëzat, Vergo, Kopaçez, si dhe malin e Galishtës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Dëmet e shkaktuara përfshijnë:
18 banesa (të banuara dhe të pabanuara) në fshatin Senicë
1 kishë në fshatin Senicë
Rreth 20,000 rrënjë ullinj
200 koshere me bletë
Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorët. Prokuroria po bashkëpunon me Policisë dhe institucionet e tjera për të dokumentuar plotësisht dëmet dhe përgjegjësitë e mundshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi përveç dëmeve të mëdha në mjedis dhe pasuri, zjarri rrezikon jetën e njerëzve dhe do të çojë në ndjekje penale sipas ligjit.
Blutv do të vijojë të sjellë informacion mbi hetimet dhe zhvillimet e mëtejshme në këtë rast.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente