Janë publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025, me të dhëna që tregojnë një rënie të lehtë në numrin e maturantëve ekselentë krahasuar me një vit më parë.
Sipas statistikave zyrtare, këtë vit 166 maturantë kanë arritur notën maksimale 10.00, ndërsa në vitin 2024 ky numër ishte 242. Në total, provimin e kanë dhënë 25,824 maturantë, nga të cilët 673 kanë mbetur, një shifër gjithsesi më e ulët krahasuar me një vit më parë, ku numri i mbetësve ishte 701.
Kalueshmëria në provim rezulton të jetë 97.39%, ndërsa nota mesatare kombëtare për këtë lëndë është 6.47.
Sipas të dhënave nga Portali Studentor:
6,721 maturantë janë vlerësuar me nota nga 5 deri në 5.99
5,075 maturantë kanë marrë nota nga 6 deri në 6.99
3,784 maturantë kanë marrë nota nga 7 deri në 7.99
Përkundër notës mesatare jo shumë të lartë, statistikat tregojnë një përmirësim të lehtë në kalueshmëri dhe një ulje të numrit të maturantëve që nuk e kanë kaluar provimin, duke sinjalizuar një performancë të qëndrueshme në sistemin e maturës shtetërore për vitin 2025.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente