Dafina Zeqiri ka ndarë emocionet e saj të para si nënë në një postim prekës në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pasi solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan.
Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila tani po shijon momentet më të lumtura të jetës me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, ka falënderuar publikun për dashurinë dhe urimet që ka marrë, duke ndarë emocionet që po përjeton.
"Me u bo nënë osht si me bo update n'krejt jetën... gjithçka ndjehet më ndryshe, më thellë. Jam super e emocionuar për gjithçka që po vjen," shkruan Dafina në postimin e saj, duke treguar sa shumë ka ndikuar kjo përvojë e re në jetën e saj.
Dafina gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për të gjitha nënat, duke i cilësuar ato si "superheroina e kësaj bote", dhe për partnerin e saj, të cilin e ka quajtur "shkëmbin" dhe mbështetjen më të madhe në këtë rrugëtim të ri që ka nisur.
"Burrit tem, faleminderit që je shkëmbi jem. E di që do të jesh shembulli më i mirë për djalin tonë," përfundon ajo, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për Kreshnikun.
Këngëtarja premton se ky kapitull i ri në jetën e saj do ta pasurojë jo vetëm jetën personale por edhe atë artistike dhe do të vazhdojë ta ndajë këtë fazë të veçantë me ndjekësit e saj.
Një moment i bukur dhe emocionues për Dafinën që ka sjellë një frymë të re dhe më shumë dashuri në jetën e saj, si nënë dhe si grua.
Komente