Copëza e Meteorit nga Marsi Shitet për Miliona - Nigeri kërkon kthimin

Copëza e Meteorit nga Marsi Shitet për Miliona - Nigeri kërkon kthimin

Një fragment i rrallë i një meteoriti të ardhur nga Marsi, i zbuluar dy vite më parë në Niger, është shitur muajin e kaluar në një ankand në Nju Jork për 4.3 milionë dollarë. Shitja u krye pa dijeninë dhe pa asnjë përfitim për shtetin afrikan, duke ngjallur reagime të ashpra.

Bëhet fjalë për pjesën më të madhe të njohur ndonjëherë të një meteoriti marsian të rënë në Tokë, me peshë 24.7 kilogramë. I ekspozuar në ankandin prestigjioz të Sotheby’s, objekti tërhoqi vëmendjen për nuancat e tij spektakolare argjendi dhe të kuqe, duke rritur interesin dhe çmimin.

Profesori amerikan Paul Sereno, i lidhur ngushtë me Nigerin, e quajti këtë shitje “të pabesueshme” dhe “të turpshme”, duke kërkuar kthimin e fragmentit në vendin e origjinës.

Qeveria e Nigerit ka reaguar zyrtarisht, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e eksportit dhe duke paralajmëruar për një rast të mundshëm trafikimi ndërkombëtar të paligjshëm. Ende nuk dihet nëse ndonjë përfitim nga shitja ka përfunduar në arkën shtetërore të Nigerit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-