Moti këtë javë do të jetë si asnjëherë tjetër. Meteorologët kanë paralajmëruar për një fundjavë me ndryshime drastike e të pazakonta të motit në Shqipëri. Dita e premte dhe e shtunë pritet të sjellin temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur deri në 43-44 gradë Celsius, duke shënuar kështu ditët më të nxehta të verës 2025.
Sipas parashikimeve edhe dita e enjte dhe e premte do të karakterizohen nga temperatura të larta në të gjithë rajonin e Shqipërisë ndërsa vendet fqinje veçanërisht qendra e Italisë dhe zonat jugore do të përjetojnë temperatura edhe më të larta.
Ndryshimi i Motit - Nga Vapa e Madhe në Reshje?
Një ndryshim i papritur i motit pritet që të ndodhë që nga dita e diel kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius. Në veri dhe në zonat malore priten rrebeshe afatshkurtra shiu ndërsa dita e hënë do të sjellë një ulje të mëtejshme të temperaturave. Sipas meteorologëve mbas të dielës nuk priten më reshje shiu.
Ky ndryshim i papritur i motit nga vapë e madhe në mot më të freskët dhe me reshje paralajmëron për një fundjavë me kontraste të forta klimatike.
Komente