Butrinti rrit vizitueshmërinë me 77% krahasuar me një vit më parë – mbi 67 mijë turistë në pesë muaj

Butrinti rrit vizitueshmërinë me 77% krahasuar me një vit më parë – mbi 67 mijë turistë në pesë muaj

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–maj 2025, Butrinti është vizituar nga 67,917 turistë, një rritje prej 77% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

I ndodhur vetëm 20 kilometra nga Saranda, Butrinti mbetet një nga destinacionet më tërheqëse kulturore e natyrore të Shqipërisë. I shpallur si pasuri botërore nga UNESCO, ai ofron një peizazh unik ku arkeologjia ndërthuret në mënyrë harmonike me natyrën mesdhetare.

Parku përmban rrënoja që i përkasin periudhave të ndryshme historike – nga kohët parahistorike, te kolonia greke, qyteti romak dhe peshkopata mesjetare. Rritja e vizitueshmërisë dëshmon për potencialin në rritje të turizmit kulturor në vend dhe për atraktivitetin e trashëgimisë shqiptare në sytë e vizitorëve vendas e të huaj.

Lajmi nga: Gentian Kellçiu
Gentian Kellçiu

Gentian Kellçiu

Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.

Komente

-