Braktisja kulturore përmes inteligjencës artificiale – Një reflektim nga Francine Talei Wong
Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, nga aplikimet e punës deri te mënyra se si komunikojmë dhe shprehemi, lind një pyetje thelbësore: A po humbasim autenticitetin tonë njerëzor në këtë proces?
Përdorimi i AI po na largon gjithnjë e më shumë nga vetja jonë autentike – nga shprehja personale, ndjenjat dhe identiteti. Madje edhe në një letër motivimi, ku dikur përfshiheshim me reflektim, motivim dhe ndjenjë, sot gjithçka mund të shkruhet me një klikim.
“Procesi i të shkruarit është proces vetë-zbulimi.” AI e heq këtë mundësi dhe e zëvendëson me premtime të zbrazëta.
Në pamje të parë, mjetet si ChatGPT janë krijuar për të na ndihmuar dhe lehtësuar jetën. Por kur përdoren në mënyrë të paekuilibruar, ato mund të kthehen në burim frustrimi dhe zhgënjimi – sidomos për të rinjtë që sapo diplomohen, të cilët përballen me një treg pune të vështirë dhe të pandjeshëm.
A mund të na ndihmojë AI të kuptojmë zhgënjimin tonë kur nuk punësohemi, edhe pse kemi ndjekur çdo sugjerim që ajo vetë na dha?
A do të ketë një robot-psikolog për të përballuar zhgënjimin dhe krizën emocionale të studentëve të suksesshëm që përjashtohen nga sistemi për shkak të algoritmeve dhe paragjykimeve gjinore?
Në këtë ese shtrohet pyetja e rëndësishme për rolin që teknologjia po luan në deformimin e përvojës njerëzore – që nga arsimi e deri te punësimi. Ketu nënvizohet fakti se shkrimi dhe leximi janë pjesë e jetës, ashtu si koha, përvoja dhe mundimi që na formojnë si individë.
Sfida më e madhe është balanca midis teknologjisë, autenticitetit dhe humanizmit në ditët e sotme.
Përdorimi i AI nuk është i keq në vetvete. Por është e rëndësishme të ndalemi, të mendojmë dhe të mos harrojmë zërin tonë. Zërin që nuk ka nevojë të jetë perfekt, por që duhet të jetë real.
Komente