Berisha godet  SPAK: “Kryetarja e Gjykatës Speciale, e dënuar për falsifikim në Greqi – çdo vendim i saj është i pavlefshëm”

Berisha godet SPAK: “Kryetarja e Gjykatës Speciale, e dënuar për falsifikim në Greqi – çdo vendim i saj është i pavlefshëm”

Berisha publikon vendimin e Gjykatës së Janinës: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg – çdo vendim i saj është i pavlefshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një vendim të Gjykatës së Janinës, e cila e dënon Irena Gjokën me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim pasaporte dhe vize.
Në një deklaratë të fortë para ambienteve të SPAK, Berisha e ka cilësuar Gjokën si “delinkuente të paturp” dhe ka akuzuar Edi Ramën dhe regjimin e tij për përdorimin e saj në funksionin e kryetares së Gjykatës Speciale.
Berisha ka kërkuar që çdo vendim i Irena Gjokës të konsiderohet i pavlefshëm, duke shtuar se ajo është përdorur për interesa të ngushta politike dhe financiare.
Fjala e plotë e Berishës:
Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë,
Ju do të mësoni se njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve ishte një delinkuente e paturp, pa moral, pa karakter, e dënuar me burg në vend fqinj dhe e përdorur si skllave nga Edi Rama dhe regjimi i tij.
Irena me pesë mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe – jo në një, por në disa raste – rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga Kolegji Penal i Janinës me burg dhe gjobë.
Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimin, është ngritur në kryetare të Gjykatës Speciale nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është përdorur në mënyrë ekstreme nga Altin Dumani.
Nga viti 2005 – viti i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur nga kolegët – çdo vendim i saj është absolutisht i pavlefshëm, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut.
Ky është një dokument zyrtar me vulë dhe firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se: “Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro, si dhe shpenzime gjyqësore prej 73 eurosh.”
Ajo është dënuar për falsifikim pasaporte apo vize, dhe dënimi është dhënë nga Kolegji Penal, jo nga gjykata administrative.
Është turpi i turpit për Ulsi Manjën, ministrin që, në regjistrime telefonike, rezulton se përveç 500 mijë eurove nga një emigrant, kërkon edhe një çantë Louis Vuitton. Emigranti e pyet: “Për kë e do atë çantë?” Ai përgjigjet: “E dua për zonjën.” Jo, jo, e dua për intimitet... por nuk po hyj në intimitete!

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-