“Bel Espoir”, monumenti lundrues 81-vjeçar nga Franca mbërrin në Durrës – Anija simbol i shpresës dhe ringritjes për të rinjtë në nevojë

“Bel Espoir”, monumenti lundrues 81-vjeçar nga Franca mbërrin në Durrës – Anija simbol i shpresës dhe ringritjes për të rinjtë në nevojë

Anija historike franceze “Bel Espoir”, një mjet lundures 81-vjeçar me vela, ka mbërritur në portin e Durrësit. E ndërtuar në vitin 1944 në Danimarkë, kjo anije është shpallur monument kombëtar lundrues në Francë që prej vitit 1993.

Fillimisht, ajo shërbeu për tregti në Detin Baltik dhe më pas si anije peshkimi në ujërat e Terre-Neuve. Në vitin 1968, “Bel Espoir” u ble nga shoqata franceze AJD (Amis du Jeudi-Dimanche), e themeluar nga kapelani Michel Jaouen, me synimin për të ndihmuar të rinjtë me probleme sociale e varësi përmes edukimit dhe lundrimit në det.

Me dekada të tëra histori, kjo anije është kthyer në simbol shprese për qindra të rinj që kanë jetuar dhe punuar në bord. Sot, ajo vijon misionin e saj duke lundruar mes brigjeve të Francës dhe Karaibeve, e tashmë edhe në ujërat shqiptare, si pjesë e një turi ndërkombëtar që promovon edukimin përmes detit.

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-