Bektashinjtë “pushtojnë” Greqinë – Pelegrinazh i madh i besimtarëve

Bektashinjtë “pushtojnë” Greqinë – Pelegrinazh i madh i besimtarëve

Kremtohet Ceremonia e Shenjtë e Teqesë Bektashiane Turballi–Sulltan në Larisa, Greqi – Baba Mondi me mesazh paqeje e dashurie
Një ceremoni e shenjtë dhe me rëndësi të veçantë shpirtërore është zhvilluar në Teqenë Bektashiane të Turballi–Sulltanit në Larisa, Greqi.
Ceremonia u drejtua nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, i cili përcolli mesazhin e tij të paqes, dashurisë dhe vëllazërisë njerëzore.
Në këtë ngjarje të shenjtë morën pjesë besimtarë nga Shqipëria, Greqia, Turqia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët e konsiderojnë këtë teqe një vend pelegrinazhi të përhershëm dhe burim frymëzimi shpirtëror.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-