Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të vazhdojë të shtyjë pezullimin e tarifave për mallrat amerikane deri në fillim të muajit gusht, pavarësisht vendimit të SHBA-së për të vendosur një taksë prej 30% ndaj importeve nga blloku. Ky vendim u bë i ditur nga shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një letër që përmban masa që do të hyjnë në fuqi nëse nuk arrijnë një zgjidhje të negociuar. Nga ana tjetër, BE-ja ka vendosur që të shtyjë pezullimin e kundërmasave deri në fillim të gushtit.
Ky zhvillim erdhi pas një njoftimi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që njoftoi vendosjen e tarifave prej 30% për importet nga Bashkimi Evropian duke filluar nga 1 gushti, pavarësisht negociatave të vazhdueshme për të shmangur një luftë tregtare.
Trump u shpreh se SHBA-ja ka një deficit tregtar të madh dhe të vazhdueshëm me BE-në, duke akuzuar bllokun prej 27 shtetesh për politika dhe barriera tregtare të padrejta. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, ai shtoi se administrata e tij do të heqë normat e larta të tarifave nëse BE-ja apo ndonjë shtet brenda bllokut vendos të prodhojë ose ndërtojë brenda SHBA-së.
Në përgjigje, von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian nuk do të qëndronte duarkryq dhe do të përgatiste kundërmasa të mëtejshme, duke siguruar që Komisioni Evropian të jetë plotësisht i përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm. Ajo shtoi se do të vazhdojnë përgatitjet në javët e ardhshme për të mbrojtur interesat ekonomike të BE-së.
Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.
Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.
Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV
Komente