Banorët e lagjes “4 Heronjtë” në Vlorë po përballen me një rrezik serioz përmbytjeje, si pasojë e ndërtimit të një objekti mbi kolektorin e ujërave. Sipas banorëve, ky ndërtim ka bllokuar pjesërisht ose plotësisht rrjedhën natyrore të ujërave, duke krijuar kushte të rrezikshme, sidomos gjatë reshjeve të shiut, si ato të dy ditëve më parë.
Ata i janë drejtuar mediave, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe kërkuar ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Vlorës dhe institucionet përkatëse për të parandaluar pasojat e mundshme të përmbytjeve që mund të godasin këtë zonë të populluar të qytetit. Po ashtu, një tjetër shqetësim është edhe bllokimi i rrugës që çon drejt Kuzum Babase, i shkaktuar po nga ky ndërtim.
Sipas banorëve, ndërtimi mbi kolektorin e ujërave është një problem real dhe për çdo reshje shiu ata ndihen të rrezikuar nga përmbytjet, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur katastrofa të mundshme.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente