Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka përcjellë një mesazh urimi për 89-vjetorin e lindjes së profesor Servet Pëllumbit, një prej figurave të njohura të Partisë Socialiste dhe politikës shqiptare.
Në urimin e tij, Balla vlerësoi kontributin e Pëllumbit në momente kyçe për vendin, përfshirë Referendumin e vitit 1994 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, periudha që ai i përshkroi si sfiduese për jetën politike shqiptare. Ai theksoi rolin e Pëllumbit në forcimin e funksionimit parlamentar dhe në zhvillimin e institucioneve demokratike.
“Profesor Serveti e mbylli aktivitetin e tij politik si Kryetar i Kuvendit në vitin 2005, duke lënë pas një model të respektuar drejtimi”, shkroi Balla.
Pëllumbi konsiderohet një nga personalitetet më ndikues të së majtës pas viteve ’90, me një karrierë të shquar akademike dhe parlamentare.
Komente