Një konflikt i çastit mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosje me mjete prerëse mbrëmjen e sotme në lagjen “11 Janari” në Fier.
Sipas burimeve policore, Loni Seitaj po ecte tek vijat e bardha bashkë me vëllain e tij, kur pranë tyre kaloi me automjet Albion Majaci, i shoqëruar nga një mik. “Avash se na shtype”, – i është drejtuar Seitaj drejtuesit të makinës, gjë që ka nxitur reagimin e 28-vjeçarit.
Majaci ka dalë nga automjeti dhe fillimisht mes tyre ka nisur një debat me fjalë të ashpra, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse. Nga përplasja, Seitaj është plagosur në dorë, ndërsa Majaci në bark.
Të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Fierit, fillimisht Majaci dhe më pas Seitaj. Në vendngjarje ka pasur prezencë të shtuar të forcave policore, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente