Një automjet i tipit Maserati, me targa AB803RX, ka marrë flakë sot në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër. Si pasojë e zjarrit, është përfshirë pjesa e përparme e automjetit.
Menjëherë pas njoftimit, ekipet zjarrfikëse të qytetit të Gjirokastrës janë nisur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë me shpejtësi për të shuar flakët. Zjarri është neutralizuar plotësisht pa pasur pasoja për jetën e njerëzve.
Dëmet kanë qenë të përqendruara vetëm në pjesën e përparme të automjetit, ndërkohë që nuk ka patur të lënduar. Hetimet për shkakun e zjarrit vijojnë, ndërsa policia ka bllokuar përkohësisht aksin rrugor për sigurimin e zonës dhe ndihmën e nevojshme për shkak të situatës.
Në këtë periudhë të verës, autoritetet njoftojnë për kujdes të shtuar për sigurinë rrugore dhe janë të gatshme për çdo emergjencë që mund të ndodhë në rajon.
Komente