Artistja nga Koreja e Jugut kthen postimet e Instagram-it të të panjohurve në portrete arti

Artistja nga Koreja e Jugut kthen postimet e Instagram-it të të panjohurve në portrete arti

Për disa njerëz, Instagram-i është një mënyrë për të humbur kohën me orë të tëra. Por për artisten e re dhe të njohur nga Koreja e Jugut, Moka Lee, është burimi kryesor i frymëzimit për pikturat e saj portret, të cilat janë shitur për qindra mijëra dollarë.

“Përmes telefonit mund të vëzhgoj pafund njerëz, pa i takuar kurrë,” thotë Lee. “Pres derisa të gjej diçka unike në fotot që më dalin rastësisht nga algoritmi.”

Këtë javë, portreti i saj më i fundit, i titulluar Surface Tension 07, do të ekspozohet nga galeria londineze Carlos/Ishikawa në panairin prestigjioz të artit Art Basel në Zvicër. Veprat paraqet një vajzë të re, të veshur me një bluzë të bardhë të lirshme, që buzëqesh me gjithë fytyrën, ndërsa baluket i bien mbi sy – një imazh që Lee e gjeti në Instagram dhe e përdori si referencë për pikturën.

Artistja 28-vjeçare ka shfrytëzuar edhe burime të tjera për frymëzim, si kërkimet në Google apo veprat e fotografes amerikane Nan Goldin, por e pranon se ka një interes të veçantë për mënyrën se si njerëzit zgjedhin të paraqiten në postimet e tyre të kuruara në Instagram.

“Mund të tingëllojë pak e errët, por për mua është një metodë shumë interesante, sepse më lejon të shoh nga afër se si njerëzit zgjedhin të ndajnë veten,” thotë ajo. “Në Instagram, ata përdorin shumë pak foto për të treguar kush janë.”

Kur gjen një foto që i pëlqen, Lee i dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë personit për të kërkuar leje dhe për të blerë të drejtat e imazhit – përpara se ta shndërrojë në vepër arti.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-