Arsimi profesional në Shqipëri arrin rekord  - 19% e nxënësve të mesëm zgjedhin këtë drejtim

Arsimi profesional në Shqipëri arrin rekord - 19% e nxënësve të mesëm zgjedhin këtë drejtim

Arsimi profesional në vend ka shënuar një nivel historik për vitin akademik 2024-2025, me 19% të nxënësve të arsimit të mesëm të regjistruar në këtë sistem – përqindja më e lartë e 25 viteve të fundit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), ky rezultat është një hap i rëndësishëm drejt objektivit strategjik të qeverisë që deri në vitin 2030, 1 në 3 nxënës të ndjekë arsimin profesional.

Progresi është rezultat i reformave të vazhdueshme, që përfshijnë:

- Investime në infrastrukturë moderne dhe laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit.

- Rritje të cilësisë mësimore përmes stafit pedagogjik të kualifikuar.

- Zgjerim të profileve të studimit sipas kërkesave të tregut të punës.

- Zhvillim të arsimit dual në bashkëpunim të ngushtë me bizneset.

Këto ndryshime po u ofrojnë të rinjve mundësi më të mëdha për përgatitje praktike dhe punësim të menjëhershëm, duke e kthyer arsimin profesional në një zgjedhje të parë për shumë prej tyre.

AKPA thekson se ky trend e forcon rolin e arsimit profesional si një rrugë e sigurt drejt integrimit të shpejtë në tregun e punës.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-