Në një treg pune që po kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë të kualifikuar, interesi i të rinjve për arsimin profesional po njeh rritje të dukshme. Këtë e konfirmon edhe drejtori i shkollës industriale “Pavarësia” në Vlorë, Gentian Boci, i cili thekson se për vitin e ardhshëm shkollor ka një rritje të kërkesave për regjistrim.
“Të rinjtë po kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e një zanati dhe po informohen për mundësitë që ofron arsimi profesional,” – u shpreh Boci.
Megjithatë, sipas tij, kërkesat e tregut të punës janë ende më të larta se numri i nxënësve që diplomohen, duke sugjeruar se duhet dyfish ose më shumë i të diplomuarve për të përmbushur nevojat reale.
Turizmi – dega më e kërkuar
Një ndër drejtimet më të kërkuara nga të rinjtë është turizmi. Boci thekson se investimet e vazhdueshme në këtë sektor kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për fuqi punëtore të specializuar, duke e bërë atë një nga degët më tërheqëse për të rinjtë që synojnë punësimin e shpejtë.
E ardhmja e afërt: kërkesa edhe më e lartë
Parashikimet tregojnë se kërkesa për profesionistë të kualifikuar do të rritet edhe më tej në vitet që vijnë. Në këtë kontekst, arsimi profesional shihet si një mundësi reale dhe e qëndrueshme për të rinjtë që duan të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme në tregun e punës.
Arsimi profesional nuk është më zgjedhje alternative, por një rrugë e sigurt drejt suksesit.
Për më shumë zhvillime mbi arsimin dhe mundësitë që ai ofron, ndiqni webin e BluTV.
Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.
Komente