Arsenal armësh i fshehur në një ndërtesë në Vlorë – sekuestrohen armë automatike, fishekë dhe granata

Arsenal armësh i fshehur në një ndërtesë në Vlorë – sekuestrohen armë automatike, fishekë dhe granata

Një arsenal armësh është zbuluar nga Policia e Vlorës në një ndërtesë të pabanuar në lagjen “Hajro Çakërri”, ku janë gjetur të fshehura armë zjarri automatike, municion luftarak dhe granata difensive.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ushtruan kontroll në një ndërtesë të vjetër, në katin e dytë të së cilës u zbuluan të murosura sendet e rrezikshme.

Jane sekuestruar:
2 armë zjarri automatike

12 granata difensive pa ndezës

14 ndezës granatash të mbështjellë me letër

Rreth 2200 fishekë luftarakë

Armët dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, ku do t’i nënshtrohen ekspertimit për të përcaktuar nëse janë përdorur më parë në ndonjë ngjarje kriminale.

Procedim penal për pronarin e ndërtesës
Nga hetimet e kryera, rezultoi se godina ku u gjetën armët është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në të njëjtën lagje. Për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-