Arrestohet ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, dyshohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

Arrestohet ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, dyshohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është vënë në pranga Nikoll Deda, ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë. Ai akuzohet për tri vepra penale: “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e institucionit, ka punësuar persona pa kriter dhe ka përqendruar kompetencat në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria thotë se Deda ka rritur buxhetin e Urdhrit në mënyrë të pajustifikuar nga viti në vit – nga 38.5 milionë lekë në vitin 2020, në 125.8 milionë lekë në vitin 2022, duke përfshirë edhe blerjen e një godine për institucionin.

Sipas hetimeve, rritja e buxhetit dyshohet se është bërë për përfitime personale apo për persona të tretë, ndërkohë që ai ka shmangur bashkëpunimin me hetimin dhe ka tentuar t’i shpëtojë përgjegjësisë penale.

Nikoll Deda rezulton gjithashtu nën hetim edhe në një procedim tjetër penal dhe, pavarësisht kësaj, ka vijuar të marrë vendime në kundërshtim me ligjin, duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së për interesa të tij.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-