Arrestohet Autori i Dyshuar i Zjarrvënies në Fshatin Frakull të Vogël

Arrestohet Autori i Dyshuar i Zjarrvënies në Fshatin Frakull të Vogël

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar në flagrancë N. K., 64 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme në tokën e tij duke dëmtuar pronën e një shtetasi tjetër.

Si pasojë e hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale të kryera menjëherë pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Frakull e Vogël, specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arritën të ndalojnë N. K. i cili dyshohet se ka ndezur zjarre për djegien e mbeturinave në tokën e tij por flakët u përhapën dhe dëmtuan 225 rrënjë ulliri, të cilat ishin në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që të mos ndezin zjarre, si për qëllime të pastrimit, ashtu edhe nga pakujdesia, pasi kjo sjell rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve dhe mund të përballet me pasoja ligjore. Policia u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, dhe iu siguron reagim të shpejtë dhe të paanshëm, duke garantuar anonimatin.

Lajmi nga: Marsela Topi
Marsela Topi

Marsela Topi

E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.

Komente

-