Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është evidentuar në Gjirokastër, ku si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, është arrestuar një 55-vjeçar. Ai dyshohet se kishte kultivuar bimë Cannabis Sativa në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.
Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar disa bimë narkotike si prova materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar nëpërmjet djegies. Ky aksion është pjesë e strategjisë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, e zhvilluar përmes kontrolleve me dron dhe monitorimit të vazhdueshëm të territorit.
Kontrollet vijojnë në kuadër të operacionit "Koordinata"
Policia e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjithë zonën, duke u angazhuar për një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo forme të veprimtarisë kriminale. Materialet e procedurës janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë 👮🚔
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit 🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve 🤝
#denonconë112
15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.
Komente