Në ambientet e muzeut "Marubi" në Shkodër, pasditen e së premtes, u zhvillua një aktivitet kushtuar arkitekturës së Kolë Idromenos. Takimi mblodhi artdashës dhe studiues të historisë, duke vlerësuar krijimtarinë e Idromenos jo vetëm si piktor dhe fotograf, por edhe si urbanist dhe arkitekt.
Aktiviteti kishte si qëllim krijimin e një harte të ilustruar me disa prej godinave të projektuara nga Idromeno, realizuar nga artistë të rinj. Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit pranë muzeut "Marubi", tregoi se ideja e këtij aktiviteti lindi nga një hulumtim mbi veprat arkitektonike të Idromenos.
Sipas arkitektit Fatjon Mlloja, i cili së bashku me arkitekten Sabrina Kuçi ishte pjesë e projektit, ky aktivitet është organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore të Kolë Idromenos. Mlloja theksoi se ndërtesat e projektuar nga Idromeno janë pjesë e identitetit të qytetit të Shkodrës dhe një thesar për memorien kolektive.
Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.
Komente