Arabia Saudite ka lançuar "Milaf Cola" pijen e parë të gazuar në botë e cila është e prodhuar krejtësisht prej hurmave arabike. Milaf Cola mësohet se nuk përmban sheqer të shtuar por ka ëmbëlsi natyrale dhe vlera ushqyese nga hurmat - sipas prodhuesit të saj Thurath Al-Madina. Sipas kompanisë, kjo pije është një alternativë e shëndetshme për pijet e tjera të gazuara pa kompromentuar shijen e saj karakteristike.
Milaf Cola përgatitet nga hurmat arabike të cilët konsiderohen si një nga frutat më të mira të thata në botë dhe përdoren shpesh si sheqer natyral në shumë pjata dhe pije të ëmbla. Pija është prodhuar duke përdorur hurmat e cilësisë më të lartë të cilët janë të njohura për fibrat dhe mineralet që ofrojnë. Kjo e bën Milaf Cola një alternativë shumë më të shëndetshme krahasuar me pijet e zakonshme të gazuara që përmbajnë shumë sheqer pa ndonjë vlerë ushqyese.
Kompanitë e njohura si Coca-Cola dhe Pepsi kanë dominuar tregun botëror të pijeve të gazuara për dekada të tëra por tani Milaf Cola ofron një mundësi të re për konsumatorët që duan të shmangin shtimin e sheqerit dhe të përfitojnë nga vlerat ushqyese të hurmave. A do të ketë një ndikim këtë konkurencë në tregun e pijet të gazuara? Vetëm koha do ta tregojë.
Komente