Anija “Oriku” përfaqëson Shqipërinë në stërvitjen rajonale “ADRION LIVEX 25”

Anija “Oriku” përfaqëson Shqipërinë në stërvitjen rajonale “ADRION LIVEX 25”

Forca Detare shqiptare ka marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “ADRION LIVEX 25”, e zhvilluar në ujërat e Malit të Zi, ku anija “Oriku” u bashkua me forcat detare të gjashtë vendeve të rajonit të Adriatikut dhe Jonit.

Stërvitja “ADRION LIVEX” është një nismë e përvitshme që synon forcimin e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet flotave detare të vendeve pjesëmarrëse. Kjo stërvitje fokusohet në skenarë të ndryshëm operativë që lidhen me garantimin e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamje nga zhvillimi i stërvitjes në det të hapur, ku anija shqiptare “Oriku” përfaqësoi me dinjitet Forcën Detare dhe angazhimin e Shqipërisë për sigurinë rajonale.

Pjesëmarrja në “ADRION LIVEX 25” është një tjetër dëshmi e përkushtimit të vendit tonë për të qenë pjesë aktive e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë detare.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-