Amsterdami vendos shkallë të vogla përgjatë kanaleve për mbrojtjen e kafshëve

Amsterdami vendos shkallë të vogla përgjatë kanaleve për mbrojtjen e kafshëve

Qyteti i Amsterdamit ka miratuar një projekt për të bërë kanalet më të sigurta për kafshët, duke instaluar shkallë të vogla që do t’i ndihmojnë ato të dalin nga uji. Këshilli i qytetit ka alokuar 100,000 euro për këtë iniciativë.

Ky projekt është frymëzuar nga një iniciativë e ngjashme në qytetin e Amersfoort, ku janë vendosur 300 shkallë druri përgjatë kanaleve për të ndihmuar kafshët që ndodhin të bien në ujë dhe nuk mund të dalin për shkak të brigjeve të larta. Tani, Amsterdam po planifikon të instalojë shkallë të ngjashme për të mbrojtur kafshët, veçanërisht macet që bien në kanale.

Për këtë vit, janë regjistruar 19 macet që kanë humbur jetën në kanalet e qytetit, një statistikë që ka nxitur partinë PvdD, e cila mbrojtjen e kafshëve, të propozojë këtë projekt. Këshilli i qytetit ka kërkuar që organizata Dierenambulance të identifikojë vendet ku macet dhe kafshët e tjera nuk mund të dalin dot nga uji dhe do të përdorë këtë informacion për të vendosur shkallët në vendet më të rrezikuara.

Për realizimin e këtij projekti, janë ndarë 100,000 euro nga buxheti i qytetit, të cilat do të përdoren për të instaluar këto shkallë shpëtimi në kanalet e Amsterdamit.

Siguria e kafshëve dhe parandalimi i aksidenteve
Sipas ekspertëve, macet mund të bien në ujë kur frikësohen, dhe përkundër faktit se mund të notojnë, ato lodhen shpejt për shkak të peshës së leshit të lagur. Maggie Ruitenberg, nga Katten Kenniscentrum, thotë se një shkallë mund të shpëtojë jetën e një maceje, mjafton që të ketë mjaftueshëm shkallë të tilla.

Ky projekt gjithashtu është një masë për të parandaluar aksidentet që ndodhin shpesh në kanalet e Amsterdamit. Sipas statistikave zyrtare, 14 persona humbin jetën çdo vit në këto kanale, shumica e të cilëve janë turistë që bien në ujë kur janë të dehur ose nën ndikimin e drogës.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-