Ambasada amerikane shpreh mbështetje për SPAK dhe luftën kundër krimit të organizuar

Ambasada amerikane shpreh mbështetje për SPAK dhe luftën kundër krimit të organizuar

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH, Joni Keta, për t’i uruar për detyrat e reja dhe për të shprehur mbështetje për angazhimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Në një njoftim për mediat, ambasada theksoi mbështetje të plotë nga SHBA për SPAK, duke ritheksuar angazhimin për të luftuar krimin ndërkombëtar dhe pastrimin e rrjetave kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe më gjerë. VanHorn përgëzoi udhëheqësit e SPAK dhe BKH për rolet e tyre dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në këtë përpjekje.

Në postim përmendet edhe një deklaratë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka theksuar se SHBA do të vazhdojë përpjekjet për të shkatërruar kartelet e drogës, duke u përballur me to në çdo cep të botës që dëmtojnë interesat amerikane.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-