Altin Dumani: Kryeprokurori që predikon në kishë  Nga: Xhensil Shkëmbi

Altin Dumani: Kryeprokurori që predikon në kishë Nga: Xhensil Shkëmbi

Gjatë udhëtimit në Amerikë, takova dikë që e njihte mirë Altin Dumanin. Nga ai mësova diçka që pak veta e dinë: çdo të dielë, kryeprokurori i SPAK shkon në kishë. Jo për formalitet, por për besim. Ai ndjek shërbesën në një kishë ungjillore me rreth 50-60 njerëz dhe, herë pas here, ka marrë edhe mikrofonin për të predikuar nga Bibla.
Shumë e njohin Dumanin për punën e tij të fortë kundër korrupsionit. Por pak e dinë se forca e tij nuk vjen vetëm nga ligji, por edhe nga besimi
Mund të duket e pazakontë që një njeri i drejtësisë predikon në kishë, por ndoshta pikërisht kjo e bën ndryshe. Ai tregon se besimi në Zot dhe përgjegjësia ligjore ecin krah për krah mrekullisht
Unë nuk kam marrë leje për të ndarë këtë informacion me publikun por jam i bindur se një njeri që del hapur, përballë anëtarëve të kishës për të folur për besimin e tij, nuk do e ketë problem që publiku të dijë këtë detaj nga jeta e tij
Ky detaj i vogël, që askush nuk e kishte treguar më parë, e bën figurën e tij edhe më njerëzore. Një njeri që i druhet ligjit të Zotit në ndërthurje me ligjin tokësor, mbase kjo, e bën më të drejtë në vendimet e tij.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-