Albanologu i njohur Brian D. Joseph viziton Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Albanologu i njohur Brian D. Joseph viziton Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka mirëpritur në një takim të veçantë albanologun e njohur prof. emeritus Brian D. Joseph, një nga figurat më të rëndësishme në fushën e gjuhësisë ballkanike dhe bashkautor i veprës së njohur “The Balkan Languages”.

Takimi u zhvillua në ambientet e ASHSH-së përpara prezantimit zyrtar të veprës, gjatë veprimtarisë shkencore “Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”, organizuar nga vetë Akademia.

Kreu i Akademisë, akad. Skënder Gjinushi, falënderoi prof. Joseph për kontributin e tij të çmuar mbi 25-vjeçar në fushën e kërkimeve indoeuropiane dhe albanologjisë, si dhe për zgjedhjen që përurimi i parë i librit të ndodhte pikërisht në Tiranë, në një institucion shkencor me vlera kombëtare.

Në takim morën pjesë gjithashtu akad. Anila Hoda, sekretare shkencore e ASHSH-së; akad. Valter Memishaj, drejtues i Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë; si dhe prof. asoc. Aristotel Spiro e prof. asoc. Elda Zotaj, përgjegjëse për marrëdhëniet ndërkombëtare të Akademisë.

Brian D. Joseph, së bashku me bashkautorin prof. emeritus Victor A. Friedman, konsiderohen prej vitesh si ndër albanologët më të respektuar ndërkombëtarisht dhe janë anëtarë nderi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vepra e tyre më e fundit sjell një qasje të re dhe të thelluar mbi historinë dhe ndërlidhjet gjuhësore në hapësirën ballkanike.

Lajmi nga: Gentian Kellçiu
Gentian Kellçiu

Gentian Kellçiu

Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.

Komente

-