Ministrja Bela zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Fierit, ku së bashku me Kreshnik Bajraktarin prezantoi drejtorin e ri të Drejtorisë Rajonale, Alban Toska. Në fjalën e saj, ministrja vlerësoi Toskën si një menaxher me përvojë dhe aftësi të spikatura drejtuese, duke theksuar se ai ka potencialin e plotë për të çuar përpara një nga institucionet më të rëndësishme në nivel kombëtar.
Gjatë takimit u bë e ditur se në vetëm 10 muaj kjo drejtori ka ofruar mbi 230 mijë shërbime për qytetarët e qarkut të Fierit, duke treguar një nivel të lartë angazhimi dhe efikasiteti në administratën publike.
Ministrja Bela theksoi se fokusi i punës në vijim do të jetë përmirësimi dhe modernizimi i mëtejshëm i shërbimeve publike, në mënyrë që ato t’u ofrohen qytetarëve më shpejt, më thjeshtë dhe me cilësi më të lartë.
Ajo nënvizoi se Drejtoria Rajonale e Fierit do të mbetet një pikë referimi për administratën publike, duke pasur rol kyç në zbatimin e reformave të digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave administrative për qytetarët dhe bizneset.
Komente