Një seri tërmetesh të fuqishme goditën brigjet e Lindjes së Largët të Rusisë të Dielën duke shkaktuar një alarm tsunami sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Fillimisht, dy tërmete me magnitudë 5.0 dhe 6.7 nuk aktivizuan një alarm tsunami por një lëkundje tjetër me magnitudë 7.4 e cila ndodhi në orën 08:49 GMT solli paralajmërime për "valë tsunami të rrezikshme" në disa brigje.
Sipas USGS, priten vala deri në 1 metër në bregun rus ndërsa valët do të jenë më të vogla (nën 30 cm) në Japoni dhe Hawaii.
Epiqendra e tërmeteve ndodhi në Oqeanin Paqësor rreth 150 km lindje të qytetit të Petropavlovsk-Kamchatsky.
Komente