Një nga tërmetet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë ka goditur rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë duke shkaktuar tsunami në disa shtete të Paqësorit. Tërmeti i shkallës 8.8 ka shkaktuar shqetësim të madh dhe ka detyruar lëshimin e paralajmërimeve të tsunamit dhe evakuimeve në Hawaii, Kaliforni, Washington, Japoni dhe ishujt Kuril në Rusi. Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar viktima.
Hawaii
Në Hawaii,fillimisht ishte lëshuar një paralajmërim i plotë për tsunami por më pas pak para orës 5 të mëngjesit alarmi u kthye në një "këshillim në radst alarmi" duke lejuar banorët të kthehen në shtëpitë e tyre. Sipas autoriteteve, për momentin në Hawaii është "kaluar nga pjesa më e keqe" dhe nuk pritet të ketë ndikime më të mëdha se ato që janë regjistruar deri tani.
Japonia dhe Rusia - Lëkundje dhe evakuime
Në Japoni janë regjistruar valë më shumë se 4 këmbë të larta në portin Kuji në prefekturën e Iwate duke detyruar evakuime masive në disa rajone. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se nivelet e larta të tsunamit mund të vazhdojnë për të paktën një ditë dhe ka mundësi që ato të rriten në varësi të ciklit të baticës. Po ashtu, në ishujt Kuril në Rusi janë regjistruar valë të ndjeshme dhe janë marrë masa për evakuimin e banorëve të zonave bregdetare.
Alarmi në Paqësorin e Jugut
Administrata Kombëtare e Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA) ka lëshuar një paralajmërim për tsunami për disa zona të Paqësorit Jugor duke përfshirë Papua Guinean, Ishujt Solomon dhe Vanuatu. Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes dhe po këshillojnë qytetarët që të lëvizin menjëherë në terren të lartë nëse do të jetë e nevojshme.
Guam dhe Kina - Efektet dhe masat e marra
Në Guam janë regjistruar valë tsunami deri në 1 këmbë me ndikime të mundshme si ndryshime në nivelin e detit dhe përmbytje të vogla në zonat bregdetare. Ndërkohë, Kina ka hequr alarmet për tsunami në Shangai dhe provincën Zhejiang pas një vlerësimi të fundit nga Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Kinës. Megjithatë, Kina ka marrë masa për të mbrojtur qytetarët dhe ka evakuuar mbi 280,000 persona nga zona bregdetare.
Për momentin, autoritetet po monitorojnë situatën dhe kërkojnë kujdes për çdo lëkundje të mëtejshme të mundshme.
Komente