AKU bllokon pluhurin për ëmbëlsira me pigment toksik – 835 kg i konsumuar

AKU bllokon pluhurin për ëmbëlsira me pigment toksik – 835 kg i konsumuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar produktin “Red Forest Fruit Cake”, një pluhur që përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave, pas një sinjalizimi nga sistemi europian i alarmit për ushqimin, RASFF.

Sipas AKU-së, bëhet fjalë për një sasi prej 1200 kilogramësh të këtij produkti me origjinë nga Turqia, i cili përmbante pigmentin “e kuqe reaktive 141” – një substancë e paautorizuar për përdorim në ushqime, e konsideruar me rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Lënda është identifikuar fillimisht nga autoritetet greke gjatë kontrolleve të tyre.

Nga kjo sasi, 365 kg janë bllokuar dhe do të asgjësohen, ndërsa 835 kg rezulton të jetë shpërndarë dhe konsumuar tashmë.

“E kuqja reaktive 141” është një bojë sintetike që përdoret për ngjyrosjen e tekstileve dhe ndalohet rreptësisht në industrinë ushqimore dhe atë kozmetike. AKU vijon ndjekjen e gjurmueshmërisë për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-