Aksion në Velipojë – Sekuestrohen çadra dhe shezlongë, lirohen hapësirat publike në plazh

Aksion në Velipojë – Sekuestrohen çadra dhe shezlongë, lirohen hapësirat publike në plazh

Policia bashkiake e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion të hershëm këtë të dielë për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në plazhin e Velipojës. Objekt i ndërhyrjes ishin çadrat dhe shezlongët të vendosur pa leje, të cilët u sekuestruan nga autoritetet.

Kreu i Policisë Bashkiake bëri me dije se kontrollet do të jenë të përditshme, përmes një grupi të posaçëm që do të monitorojë plazhin gjatë gjithë sezonit veror, për të garantuar qasje të lirë për qytetarët dhe pushuesit.

Zënia e hapësirave publike në Velipojë ka shkaktuar tensione të përsëritura ndër vite, duke kulmuar edhe në ngjarje të rënda me pasojë humbje jete, kryesisht mes subjekteve private që pretendojnë pronësi mbi territorin e bregdetit.

Aksioni aktual synon të vendosë rregull dhe të sigurojë që plazhi të jetë i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë.

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-