Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj. Dy xhipa janë përfshirë në këtë ngjarje tragjike, ku një fëmijë 10-vjeçar nga fshati Kalivaç, Bashkia Memaliaj, ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve fillestare, xhipi tip Range Rover me targa shqiptare AB700SF ka përplasur xhipin tip Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë tragjedi.
15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.
Komente