Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari Irdi Laçi

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari Irdi Laçi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën 19-vjeçari Irdi Laçi. Sipas të dhënave paraprake, i riu po shtynte një automjet tip “Mercedes” të ndalur në mes të rrugës, kur u përplas nga një fuoristradë që po kalonte në atë moment.

Drejtuesi i fuoristradës ndaloi menjëherë pas përplasjes dhe më pas u paraqit vullnetarisht në Policinë e Shtetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-